Dy punonjës të një kompanie nafte në Delvinë kanë mbetur të plagosur. Shkak është bërë shpërthimi i gazit në një pus nafte.

Dy punonjësit janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Delvinës, e më pas për mjekim më të specializuar në atë të Sarandës.

Fatmirësisht, dy punonjësit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe nën mbikëqyrjen e mjekëve.