Një automjet ka shpërthyer dhe si pasojë është djegur. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës mbrëmjen e kësaj të enjteje dhe sipas policisë shkak është bërë një shkëndije në impiantin e gazit.

Sipas policisë, makina ishtë pranë një karburanti në momentin kur është përfshirë nga flakët, duke sjellë edhe rrezik më të madh.

Raportohet se shpërthimi ka qenë i fuqishëm,, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Mësohet se makina është në pronësi të një femre, e cila është dërguar në spital për shkak të tronditjes.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.