Një makinë ka shpërthyer në qytetin e Patosit dhe policia dyshon se i është vendosur tritol.

Sipas njoftimit për shtyp, ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji” dhe makina tip “Nissan” është e banores E.A.

Në të njëjtin njoftim, policia thotë se dyshohet se në pjesën e parme të makinës është vendosur lëndë plasëse eksploziv.

Ekspertët po punojnë për të zbardhur ngjarjen dhe identifikimin e autorit.

Artikulli paraprakSHERR ME THIKA MES TË RINJVE, ADOLESHENTI PËRFUNDON NË SPITAL
Artikulli tjetër“FESTIVALI I SHAHUT” MES GJIMNAZEVE TË SHKODRËS