Një shpërthim me tritol raportohet se ka ndodhur gjatë natës në Laç.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, në lagjen nr.4 pranë stadiumit të qytetit,

ku në derën e jashtme të lokalit ” Bar-Kafe” në pronesi të shtetasit Llesh Buraku 53 vjeç, ka shpërthyer një sasi lëndë eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Nga shpërthimi është dëmtuar vetem dera kryesore e lokalit, ndërsa nuk ka patur dëme në njerez. Ende dihen motivet e ngjarjes, ndërsa policia po heton tek ndonjë konflikt që mund të ketë patur pronari i lokalit.

Ky i fundit është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje rreth ngjarjes.Pronari i lokalit të cilit i ishte vendosur tritol, tentoi të mbante të fshehtë ngjarjen, duke iu kërkuar përfaqësuesve të medias të mos e pasqyronin atë, pasi një gjë të tillë, sipas tij, do ta bënte edhe policia.

Por duke mos iu bindur urdhërit njëri prej gazetarëve është kërcënuar me jetë nga pronari i cili i ka vënë atij pistoletën në kokë. Gazetari Jul Shota tregon momentin e përballjes me Llesh Burakun.

Ndërkohë policia po punon për përcaktimin e sasisë së tritolit që ishte vendosur në derën e lokalit.