Ka shpërthyer vullkani Popocatepetl, i cili gjendet në pjesën qendrore të Meksikës.

Sipas lajmeve në mediat kombëtare, drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes Civile Luis Filipes, tha se vullkani Popocatepetl që gjendet mes shteteve Morelos, Puebla dhe Meksiko ka shpërthyer dhe lëshoi hi në ajër.

Ndërsa kryetari i Qendrës për Parandalimin e Fatkeqësive Natyrore, Carlos Valdes, tha se hiri i vullkanit ka arritur deri në 2 kilometra lartësi.

Vullkani shpërtheu edhe në muajin prill. 100 kilometra përreth vullkanit jetojnë 25 milionë persona, ndërsa krateri është aktivë që nga viti 1994