Një zjarr ka shpërthyer mbasditen e sotme në një zonë pyjore të Dafniotissa, në Amaliada Ilias të Greqisë, duke shkaktuar panik tek banorët e zonave përreth.

Një zjarr ka shpërthyer pasditen e sotme në një zonë pyjore të Dafniotissa, në Amaliada Ilias të Greqisë. Banorët e fshatit Dafniotissa janë evakuuar, pasi zjarri po i afrohet banesave të para.

Sipas raportimit të medieve greke, bëhet me dije se në terren ndodhen 30 automjete me 90 zjarfikës, të cilët përpiqen të ndalojnë zjarrin, ndërkohë që një avion dhe një helikopter ndihmojnë për të shuar zjarrin nga ajri.

Greqia ka mbi një muaj që po përballet me zjarre të tilla, ku kanë humbur jetën mbi 97 persona dhe 36 gjenden akoma në spitale.

Gjatë 10 viteve të fundit zjarret kanë djegur një të tretat e siperfaqës së vendit, për të përballuar këto zjarre qeveria ka marrë masa në pajisjen e duhur në mjete tokësore dhe ajrore duke e radhitur në vendin e tretë në Evropë.