Një shpërthim ka ndodhur në një banesë të braktisur në qytetin e Elbasanit.

Shpërthimi ndodhi në lagjen 5 Maji përballë spitali psikiatrik.

Sipas policisë, në banesën e braktisur ka rënë një zjarr ndërkohë që shpërthimi ka ardhur pasi në shkurret rreth saj kanë qenë të fshehur disa fishekë të vjetër të cilët kanë plasur si pasojë e zjarrit.