Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një dyqan celularës në rrugën “Qamil Guranjaku” në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e paradites së kësaj të hëne në afërsi të Institutit të Higjienës.

Nga të dhënat paraprake mësohet për dy persona të plagosur, mes të cilëve edhe personi që punonte në këtë dyqan.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Dyshimet e para janë për vendosjen e një lënde plasëse, por nuk përjashtohet as shpërthimi aksidental.