Një shpërthim i fuqishëm në një dyqan tullumbacesh për organizimin e eventeve ka shkaktuar 4 të plagosur në zonën e ish-bllokut. Dyshohet që të ketë shpërthyer një bombol me helium që përdoret për fryrjen e tullumbaceve. Të plagosur mbetën, tre vajza që ndodheshin brenda dyqanit dhe një djalë. Ky i fundit, ishte në një argjendari që ndodhet ngjitur me dyqanin e tullumbaceve. Nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

Shpërthimi ishte mjaft i fuqishëm, saqë është dëmtuar edhe argjendaria ngjitur. Janë thyer xhamat e argjendarisë, ndërsa në rrugë janë shpërndarë edhe copëza betoni dhe objektesh pas shpërthimit me eksploziv. Janë dëmtuar edhe disa biçikleta me GPS që përdoren nga të rinjtë në Tiranë, ndërsa për të shmangur rrezikun policia e Shtetit ka evakuuar të pranishmit, pasi në dyqan ka edhe bombola të tjera me helium.

Forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes në rrugën “Vaso Pasha”.

Në vendin e ngjarjes mbërriti edhe Rebani Jaupi, drejtori i Policisë së Tiranës.

Artikulli paraprakTAKSA E RE MBI NAFTËN, PD: KUR TË VIJMË NË PUSHTET DO TË ULIM ÇMIMIN ME 300 LEKË
Artikulli tjetërRAMA: DETYRAT JANË BËRË, NUK KA NDRYSHIME NË QEVERI