Një sulm ka ndodhur pak minuta më parë në një kolegj në Krime në qytetin e Kerchit.

RT.com raporton se shpërthimi ka ndodhur dhe 10 persona raportohet se kanë humbur jetën, ndërsa 50 të tjerë janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur në qendër të Kerchit, një zonë që lidhet me Rusinë.

Ka dyshime se ngjarja është e lidhur me një sulm terrorist. Para shpërthimit dyshohet se ka patur të shtëna me armë.

Mediat lokale kanë postuar foto nga shpërthimi. Në pamje shihen njerëzit që vrapojnë dhe bërtasin.

Kerchi është një qytet me 147 mijë banorë, dhe njihet si një nga qytetet më të vjetër në Krime.