Një shpërthim ka ndodhur në një metro në jug-perëndim të Londrës.

BBC shkruan se policia po heton një “incident” në një metro të linjës së qarkut Parsons Green, në jug-perëndim të Londrës. Nuk dihet nëse incidenti ishte rastësor apo i qëllimshëm.

Ndërkohë që nga shpërthimi mendohet të ketë disa persona të plagosur. Në rrjetet sociale është publikuar një foto, ku duket një kovë e cila është përfshirë nga flakët. Ky incident ka shkaktuar panik tek udhëtarët, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie dhe ambulance.

Artikulli paraprakBASHKËPUNIMI AKADEMIK, SHQIPËRI – MALI I ZI
Artikulli tjetërGJIKNURI PEZULLON VEPRIMTARINË E DREJTORISË SË TRANSPORTIT RRUGOR