Rrjedhja e gazit ka shkaktuar shpërthim zjarri në një pallat 3 katësh në komunën Rocca di Papa në provincën e Romës.

Deri më tani raportohet për 9 të plagosur, 3 prej të cilëve janë fëmijë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.50 minuta e sipas informacione të para i plagosur është dhe kryetari i bashkisë së kësaj komune.

Një pjesë e ndërtesës është shembur e po punohet në gërmadha për të kërkuar persona të tjerë.

Në vendngjarje ndodhen skuadrat e shpëtimit e të ndihmës së shpejtë.

Artikulli paraprakI VURI EKSPLOZIV BABAIT NË OBORRIN E SHTËPISË, ARRESTOHET 35-VJEÇARI
Artikulli tjetërVRAU BASHKËSHORTEN, GJYKATA 35 VITE BURG PËR 42-VJEÇARIN