Një shpërthim është regjistruar jashtë Ambasadës së SHBA-së në Pekin.

Njerëzit, dëshmitarë në vendngjarje, kanë ndarë në mediat sociale foto dhe video nga pasojat e shpërthimit.

Rrethanat e shkaqet e incidentit nuk dihen ende.

Në pamjet në video shihet tym në zonë, teksa policia ka rrethuar zonën afër një automjeti. Para mjetit, shihet nje trup i shtrire ne toke dhe i mbuluar me nje mbulese.

Raportime kontradiktore raportohen në media sociale, ku disa pohojnë se shpërthimi ka ndodhur në Ambasadën indiane dhe jo atë të SHBA.

As zyrtarët kinezë, as ata amerikanë nuk e kanë konfirmuar deri tani incidentin.

Ambasada e SHBA-së është e vendosur në rrethin e Chaoyang të Pekinit, në Kinë. Ambasadat e Izraelit dhe të Koresë së Jugut janë gjithashtu afër saj.