Kabul, seri shpërthimesh në varrim, 18 të vdekur

Një seri shpërthimesh gjatë funeralit të djalit të një senatori të vrarë gjatë protestës së të premtes në Kabul i kanë marrë jetën 18 personave në kryeqytetin afgan dhe kanë plagosur dhjetëra të tjerë. Në varrim ndodhej dhe shefi i ekzekutivit, Abdullah Abdullah, i cili megjithatë ka shpëtuar nga ngjarja pa asnjë gërvishtje. Zyrtarët vendas kanë paralajmëruar njerëzit që t’i qëndrojnë larg demonstratave sepse mund të kthehen në shënjestra të sulmeve të militantëve. Postoblloqe janë ngritur në të gjithë qendrën e Kabulit, rrugët e të cilit patrullohen me autoblinda. Episodet e fundit të dhunës vijnë pikërisht në kohën kur kryeqendra e Afganistanit është praktikisht e bllokuar nga forcat e rendit. Nuk është e qartë mbi kë rëndon përgjegjësia për tre shpërthimet në funeral. Ministria e Shëndetësisë e vendos numrin e të plagosurve në të paktën 87.

Artikulli paraprakKAPEN 335 KG KANABIS NË JANINË, NË KËRKIM TRAFIKANTI SHQIPTAR
Artikulli tjetërMARRËVESHJE PËR FUQIZIMIN E BASHKËPUNIMIT RAJONAL, I PRANISHEM DHE NISHANI