Policia ka shpëtuar nga mbytja tre pushues në Gjirin e Lalzit, ku njëri prej tyre ishte fëmijë.

Siç njofton policia, “patrulla e stacionit në Manëz fillimisht ka shpëtuar një fëmijë me iniciale E.P 11 vjeçë banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital Tiranë jashtë rrezikut për jetën”.

Pak orë më vonë po në Gjirin e Lalëzit Efektivet e Stacionit të Policisë Manëz kanë shpëtuar nga mbytja dy shtetas të tjerë, H.S. 70 vjeç dhe G.Xh. 65 vjeç, banues në Tiranë.

“Shtetasi H.S. është larguar për në banesë pa probleme për jetën ndërsa shtetasi G.Xh. ndodhet në Spital Tiranë jashtë rrezikut për jetën”, sqaroi policia.

Uniformat blu kanë shtuar shërbimet në zonat turistike për ti ardhur në ndihmë pushuesve, të cilët janë të lutur të telefonojë në numrin 112 për çdo problem.