Në 2 janar është vendosur të bëhet ceremonia e dhënies së shtetësisë greke simbolike emigrantit shqiptar që shpëtoi njerëz në tragjedinë e Matit.

Vendimi u botua më 21 dhjetor në fletoren zyrtare, ndërsa ceremonia do kryhet në praninë e presidentit Pavlopulos.

Qeveria greke veçoi 3 emigrantë, 2 egjiptianë dhe një 35-vjeçar shqiptar, emri i të cilit në vendim është Gani Xheka, ndërsa për publikun është njohur si Ervin Cenga.

Ministri i Brendshëm Aleksi Haritsi e konsideroi si minimumi që mund të bëjë shteti grek në shenjë mirënjohje të thellë për aktet heroike të emigrantëve në këtë tragjedi të madhe, që shënoi historinë bashkëkohore të Greqisë.

Artikulli paraprakRAMA NË KONFERENCËN E FUNDVITIT ME GAZETARËT: PAPUNËSIA RA NË NIVELIN MË TË ULËT HISTORIK
Artikulli tjetërAHMETAJ: EKONOMIA E QYTETARËVE, RRITJA PËR 9-MUJORIN 2018 MBI 4%