Zyrtarisht një shqiptar dhe dy egjiptianë morën sot nënshtetësinë greke nga Presidenti Pavlopulos në një ceremoni në Athinë.

Peshkatari shqiptar Gani Jake 35-vjeç dhe egjiptianët u vlerësuan në shenjë mirënjohje për shpëtimin e grekëve në korrik në zonën e Matit nga zjarri masiv që shkaktoi 100 viktima.

Nga flakët masive shumë qytetarë u detyruan të hidhen në det për të shpëtuar, ndërsa më pas peshkatarët, mes tyre edhe 35-vjeçari shqiptar ndërhyn duke i shpëtuar.

Gani Jake u shpreh se pavarësisht fesë dhe kombësisë gjithkush duhet ndihmuar kur gjendet në nevojë. Ai tregoi se ka marrë shumë falënderime nga banorët e zonës, por jo vetëm.

Ndërsa presidenti grek u shpreh se “Greqia ka borxhin e saj ndaj jush dhe ndaj asaj që keni bërë. Greqia që ju mirëpret është Greqia e humanizmit dhe solidaritetit”. Lajmi ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA ME NIVELIN MË TË ULËT TË PËRDORIMIT TË INTERNETIT NË RAJON (SHIFRAT)
Artikulli tjetërREKORD NË EUROPË, GRATË NË SHQIPËRI KUJDESEN MË SHUMË PËR FËMIJËT