Dekani i fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha ka shprehur shqetësimin se në këtë institucion arsimor shumica e aplikantëve janë femra. Në një dalje për mediat, me dekanët e tjerë të fakulteteve, ai tha se “drejtësinë po e marrin në dorë femrat”.

Gjatë fjalës së tij, dekani Hoxha tha se ky fenomen nuk është verifikuar vitin e kaluar.

Artan Hoxha: Si kërkesa, si aplikantë kemi më tepër sesa viti i kaluar. Do të thotë që ne kemi disa elementë, është rritur numri i kandidatëve. Është rritur numri i kandidatëve që janë të ekspelencës, është rritur mesatarja e atyre që kanë aplikuar.

Kemi edhe një fenomen që ne nuk e kemi verifikuar vitin e kaluar dhe nuk kam të dhëna, por nga 6634 aplikime për 700 vende në Fakultetin e Drejtësisë, 614 janë vajza, 86 janë djem. Po na humbasin djemtë në fakultet, drejtësinë po na i marrin në dorë femrat.

Pata një shqetësim dhe u futa në ndarjen e popullsisë meshkuj femra dhe del që ne jemi gjysmë femra dhe gjysmë meshkuj, madje meshkujt e kalonin me një 7 mijë numrin e popullsisë. Mesa duhet vajzat studiojnë më shumë.

Ndërkohë Hoxha dha edhe një lajm të mirë për ata studentë që nuk janë shpallur fitues në fazën e parë.

Artan Hoxha: Ashtu si në vitet e shkuara, ata që nuk janë fitues në raundin e parë duhet të mos dekurajohen,

sepse është edhe raundi i dytë dhe i tretë dhe se studentët e ekselencës që kanë të drejtë të regjistrohen kudo dhe që zënë një fashë 150 vende, ata diku do të regjistrohen në fund farë.

Ajo që na ka treguar viti i shkuar është që ne shkojmë edhe tej numrit 2000 të aplikantit të renditur në klasifikim dhe se ata studentë që kanë preferenca,

por që ajo preferencë nuk i ka dalë, me kalimin e fazave kanë të drejtë të riaplikojnë. Kështu që mund të presion raundin e dytë.