NDËSHKIM PËR PARULLAT RACISTE DHE HEDHJEN E FISHEKZJARREVE NË FUSHË. Komisioni i Disiplinës së UEFA-s ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit me 50 mijë euro për ndeshjen Shqipëri-Armeni, e fituar 2-1 nga kuqezinjtë e De Biazit. Shkak për këtë gjobë janë parrullat raciste të tifozëve shqiptarë dhe hedhja e fishekzjarreve në fushë.

Pas këtij vendimi, Federata Shqiptare e Futbollit ka kërkuar mirëkuptim dhe më shumë sensibilizim nga tifozët kuqezi, në mënyrë që në ndeshjet e ardhshme të mos kryejnë të tilla gjeste, që dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe sigurisht edhe financat e Federatës. Në një komunikatë për shtyp, FSHF ka theksuar se ato shuma të mëdha gjobash mund të shfrytëzohen shumë mirë në infrastrukturën sportive, zhvillimin e futbollit dhe në rritjen e cilësisë sportive. Ndërkohë që Shqipëria merr këtë ndëshkim, kuqezinjtë janë në pritje të vendimit të CAS në Zvicër për trazirat e ndeshjes Serbi-Shqipëri, e ndërprerë për shkak të koreve rraciste dhe dhunës së ushtruar nga tifozëria vendase ndaj ekipit kombëtar të Shqipërisë.

Artikulli paraprakMINISTRIA E KULTURËS 170 MILIONË PËR TEATRIN MIGJENI
Artikulli tjetërMUNDJA, MARTIN BIBA RIZGJIDHET PRESIDENT I FEDERATËS