KJO NDESHJE VLEN SI NJË TEST PËR TË PARË FORCËN E EKIPIT PËR KALIMIN E GRUPIT. Skuadra jonë përfaqësuese do të zbresë në fushë të shtunën në orën 18 , për tu përballur me Francën në një sfidë mqiësore e cila do ti shërbej teknikut të përfaqësueses sonë për të testuar lojtarët, apo skema të ndryshme , që do ti shërbejnë për takimet vendimtare të shtatorit.

Interesi i publikut shqiptar si gjithnjë kur luan skuadra kombëtare është në dozat më të larta dhe kërkesat për bileta nuk mungojnë asnjëherë, sidomos në një moment kur kuqezinjtë po përjetojnë një gjëndje sportive të admirueshme Federata shqiptare e futbollit ka publikuar prej disa javësh çmimet e biletave, të cilat varjojnë nga 1000 lekë të reja e deri tëk 10 mijë lek në tribunat kryesore. Ndërsa një vend në tribunat përballë kushton 3.000 lekë të reja , kurse në ato anësore 2000. Vihet re se asgjë nuk ka ndryshuar përsa i përket kostos së biletave në krahasim me sfidën e vlefshme për eliminatoret e Europianit kundër Armenisë, pavarësisht se përballja me francezët është thejsht një miqësore. Me sa duket mbërritja e yjeve të kalibrit të Pogbas në Shqipëri ka bërë që edhe federata ta vlerësojë maksimalisht këtë sfidë, edhe përsa i përket çmimeve. Ndërkohë që insitucioni drejtues i futbollit në vend informon se biletat mund të blihen pranë stadiumit “Qemal Stafa” dhe atij të Elbasanit ku do të zhvillohet edhe takimi, “ Elbasan Arena”, si dhe me sistemin online të aplikuar së fundmi nga federata shiptare në portalin e saj zyrtar FSHF.org. Një përballje kjo kundër Francës e cila megjithëse nuk ka asnjë ndikim në pikëzim, do të tërheqë pas vetes të gjithë vëmëndjen e tifozëve kuqezi.

PUBLICITET