Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ndodhet në një konferencë me homologun grek Nikolas Kotzias.

Bushati: Dua të falenderoj mikun tim Kotzias për vizitën e sotme në Tiranë së bashku me ekipin e tij. Është hera e disatë që ne takohemi në Tiranë, Athinë, Selanik, bruksel dhe në forumë ndërkombëtare. kemi rreth 1 vit që po punojmë për të adresuar disa prej cështjeve që nuk kanë gjetur ende trajtim si përsa i përket cështjeve që e kanë origjinën tel Lfta e dytë Botërore, cështje që kanë interes praktik për qytetarët, por edhe ato cëshjtje që janë përcaktuese për integrimin në BE. bashke me mikun Kotzias kemi këmbyer disa ide, apo një përpjekje për të shkuar drejt një platform për të zgjdhur çështjet dy palëshe. Përvec përpjekjeve tonë për platformën e Rama dakord për një mekanizëm për mënyrën sesi ne do ti adresojmë këto cështje që tani janë listuar. Një mekanizëm që do të mblidhet periodike, do të jetë intenisive për të gjitha cështjet Nuk mjafton vetëm listimi i cështjeve, i kemi bërë publike në media, por energjitë tonë janë fokusuar sesi do të gjejmë zgjidhje në këto cështje. Ka shumë pika të përbëshkëta dhe një potencial të madh për ti adresuar dhe ka një vullnet nga ana e qeverive.

Kotzias per ceshtjen came: Ekziston dhe disa camë që bashkëpunuan me pushtuesit gjermanë, që kishin bërë zhvatjen e popullsisë në zonën e Epirit. Ndryshe nga njerëzit e tjerë u larguan nga vendi dhe nuk u ekzekutuan. Duhet të kemi kujdes kur flasim për këta çamë, sepse nuk nënkuptojmë asnjë grup qytetarësh shqiptarë dhe Shqipërinë. Pasi disa duan të bëjnë të njëjtë bashkëpunëtorët me ata që merren me nazizmin gjerman dhe me ata që nuk kanë jetuar asnjëherë në Greqi. Ne kemi përqasje të ndryshme dhe këto janë të njiohura nga pikëpamja e historisë.

Çeshtja çame, Bushati: Nuk kemi pretendime territoriale por vendosje e nje drejtesie te munguar 

Çështja çame është pjesë e kapitullit që e ka origjinën në Luftën e Dytë Botërore. Jemi vende fqinje dhe është normale të kemi lexime të ndryshme, besojmë se një trajtim realist do të zbuste tonet nacionalsite dhe të vendoste drejtësinë e munguar. Nuk bëhet fjalë për pretendime territoriale. Shqipëria nuk ka asnjë lloj pretendimi territorial.

 

 

Artikulli paraprakTRUPA E KOMEDISË E TEATRIT “MIGJENI” TRE ÇMIME NË KOSOVË
Artikulli tjetërDEKLARATA E DE BIASI: REZULTATET NUK VIJNË VETË, DO JAPIM 110% NË ÇDO NDESHJE