Dy pika të reja kufitare mund të hapen mes Malit të Zi dhe Shqipërisë nëse projektet e përcaktuara arrijnë që të marrin financime në bashkimin europian.

Përfaqësues të dy ministrive të brendshme, Shqipërisë dhe Malit të Zi zhvilluan një takim të përbashkët në komunën e Ulqinit me iniciativën e kryekomunarit Nazif Cungu. Palët kanë diskutuar ndërsa ka një marrëveshje edhe mes dy forcave politike në Ulqin Partisë Demokratike të Socialistëve dhe Forcës së Re Demokratike në lidhje me këto dy pika kufitare. Kështu bëhet fjalë për pikën kufitare Skje-Zogaj e cila lidh pjesën fundore të Shkodrës me Tivarin në Malin e Zi. Kalimi kufitar i Sukubinës, si një pikë qarkullimi rajonale, ka rëndësi të pamohueshme për gjithë Malin e Zi, por edhe Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë. Por një zonë e cila ndodhet para një rreziku real të humbjes së pjesës më të madhe të popullatës është Kraja dhe hapja e kalimit kufitar Skje-Zogaj është ndoshta tentativa e fundit që mund të bëhet me qëllim përsmirsimin sadopak të situatës. Një tjetër pikë kufitare për të cilën palët kanë rënë dakord është ajo Shën-Kollë-Pulaj që lidh Ulqinin me Velipojën duke mundësuar që kalimi të bëhet me tragete për automjete dhe këmbësorë duke sjellë një zhvillim edhe përreth lumit Buna. Kështu për të përshpejtuar këto dy projekte është realizuar edhe ky takim në komunën e Ulqinit. Hapja e këtyre kalimeve do të mundësonte lidhje më të mira me Shqipërinë, të cilat do të kishin edhe ndikim të konsiderueshëm në ekonominë e bashkësisë, sidomos atë të turizmit. Ashtu edhe siç është theksuar në marrëveshje, me rëndësi është edhe zgjerimi i pikës kufitare Sukubinë-Muriqan si për udhëtarë edhe mallëra. Aplikimi në fondet europiane do të bëhet në gjysmën e shtatorit dhe në rast se përfitohen këto investime menjëherë do të nisë puna.

Artikulli paraprakBUNKERI ME MUNICIONE, XHENIERËT DUAN PËRFORCIME
Artikulli tjetërFONDET E QEVERISË, DEBATI MBËRRIN NË KËSHILL