Shqipëria është vendi i vetëm në rajon që nuk ka një linjë hekurudhore të elektrifikuar.

Harta e publikuar nga “The Independent” bazuar mbi të dhënat specifike të shteteve tregon se i gjithë Ballkani ka një linjë hekurudhore me 25 kilovolt sikurse edhe disa shtete të Europës Qendrore.

Sistemet e tërheqjes elektrike në mbarë botën janë të ndryshme dhe të ndërtuara sipas llojit të hekurudhës, vendndodhjes së saj dhe teknologjisë në dispozicion në kohën e instalimit.

Shumë prej instalimeve sot janë ndërtuar për herë të parë më shumë se 100 vjet më parë, disa kur tërheqja elektrike sapo kishte nisur të përdorej si metodë,

kështu që mendohet se ka pasur një ndikim të madh në atë që shihet sot. Ndërsa 20 vitet e fundit teknologjia është zhvilluar me shpejtësi.

Gjithsesi Shqipëria nuk e ka ende një sistem të tillë udhëtimi, të tërheqjes elektrike të trenave, ndërkohë sistemi i amortizuar dhe shumë borxhe i hekurudhës shqiptare pritet të rivitalizohet.

Në Maj, qeveria ka miratuar marrëveshjen e grantit me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e projektit të rehabilitimit të linjës hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës.

Kosto totale e projektit vlerësohet në shumën prej 90.45 milionë euro.

Granti i akorduar nga Fondi i Përbashkët Europian i Ballkanit Perëndimor, marrëveshje e cila edhe u firmos nga autoritetet është në shumën prej 35.435.000 Euro.