Bënë historinë. Nuk është një ëndërr.

Flota kuqezi çon në festë mbarë shqiptarët. Një gol i Sadikut ndaj Rumanisë ka bërë që Shqipëria të marrë një fitore historike në kampionatin europian të futbollit. Provuan me Zvicrën e Francën e tashmë kurorëzohen me triumfin në derbin e ballkanit ndaj rumunëve. Një superndeshje e djemve të De Biazit që morën maksimumin ndaj Rumanisë. Kjo fitore e Shqipërisë lë të hapur mundësitë për kualifikim të mëtejshëm. Do të jetë e vështirë por jo e pamundur, Shqipëria matematikisht është ende në lojë. De Biazi dhe të besuarit e tij do vijojnë të qëndrojnë në Francë pa ditur se kur do jetë bileta e kthimit. Në një stadium ku sërish tifozët shqiptar treguan dinjitet e bindën Europën se vijnë nga një qytetërim i kulturuar dhe se jo më kot janë autokton në kontinentin e vjetër. Berisha, Hysaj, Ajeti, Mavraj, Agolli, Basha, Abrashi, Memumashaj, Lila, Lenjani, Sadiku dhe Balaj, Roshi e Cana që u aktivizuan bashkë me De Biazin në krye janë heronjtë që çuan në delir një komb e bën që kudo në treavat shqipfolëse apo në mbarë botën ku ka shqiptar të flitet e këndohet vetëm shqip. Ëndrra e Shqipërisë nuk ka përfunduar! Shqiptarët besojnë!

Artikulli paraprakVLLAZNIA BËN GODITJEN E PARË, E NIS ME SHKODRANIN OLSI GOCAJ
Artikulli tjetërGJUHA E HUAJ, MATURANTËT E SHKODRËS REZULTATE TË SHKËLQYERA