FIRMOSET NGA DY DREJTORËT E POLICISË ÇAKO DHE STOJANOVIÇ. Sezoni turistik ka qenë në fokus të një takimi që u zhvillua në Shkodër mes dy drejtorëve respektiv të policisë, Haki Çako të Shqipërisë dhe Slavko Stojanoviç të Malit të Zi të cilët firmosën edhe një marrëveshje bashkëpunimi. Pas një takimi 45 minutësh me dyer të mbyllura, në fund duke folur për gazetarët drejtori Çako u shpreh se takimi konsiston për rritjen e sighurisë që vizitojnë plazhet e dy vendeve.

Nga ana e tij drejtori malazez i policisë Stojanoviç tha se policitë e dy vendeve do kenë një bashkëpunim profesional. (Ne për sezonin turistik do të bëjmë shkëmbim të oficerëve policor në të dy anët e kufirit, Malin e Zi dhe Shqipërinë. Do të kemi një bashkëpunim profesional me policinë e Shqipërisë nga do të caktojmë edhe prioritetet e përbashkëta në mënyrë që sezoni turistik të ketë një mbarëvajtje. Do të luftojmë edhe krimin e organizuar, trafikimin kundër qënieve njerëzore si dhe luftën ndaj terrorizmit. Jemi të vendosur në punën që do bëjmë dhe besoj se bashkëpunimi do të jetë i suksesshëm). Kjo marrëveshje për sezonin turistik mes policive të dy vendeve, Shqipërisë dhe Malit të Zi bëhet duke qenë se të dy vendet frekuentohen nga një numër i madh pushuesish.

Artikulli paraprakMINISTRI I SHËNDETËSISË INSPEKTON QËNDRËN SHËNDETËSORE NË DOMËN
Artikulli tjetërSHPËRNDAHEN RRETH 800 LEJE LEGALIZIMI NË SHKODËR