Trajneri italian, Gianni de Biassi mori mbi 1.8 milionë euro sa drejtoi Shqipërinë, nga viti 2011 deri në vitin 2017, duke qenë më i paguari në histori Rroga e De Biasit nga 27 mijë euro në 4 vitet e para, gati u dyfishua kur arriti në 42 mijë euro në vitin e fundit.

Rritje pagash pati i gjithë stafi, falë edhe kualifikimit në Evropian. Një shifër e tillë nuk është paguar asnjëherë në të gjithë historinë e trajningut shqiptar, për trajner vendas apo të huaj. Madje edhe paga e zëvendësit të De Biasit, Paolo Tramezzani, në vitin e fundit kur mori edhe postin e drejtorit teknik, u 5-fishua, nga 2 mijë euro ne 4 vitet e para, në 10.000 euro në muaj.

Kjo ka qenë edhe paga mesatare e të gjithë trajnerëve të huaj që kanë mbërritur në Shqipëri, nga viti 2002 Dosena-n, më pas Brigel, Baric, Ari Han dhe deri tek Josip Kuzhe që ishte përpara De Biasit. I vetmi që i është afruar disi rrogës së De Biasit ka qenë kroati Oto Baric, rreth 20 mijë euro në muaj është paguar ai në vitet 2006-2007, duke marrë një shumë prej 300.000 eurosh si trajner i Shqipërisë në 15 muaj që e udhëhoqi atë.

Edhe sa i përket shpërblimeve, De Biasi është absolutisht më i paguari. 30 mijë euro për një fitore në ndeshjet zyrtare dhe qindra mijëra bonuse për kualifikim në Evropian apo për fitoren ndaj Rumanisë. Të gjitha këto kapin shifrën e mbi 600 mijë eurosh në total, duke e çuar faturën e tij në këtë periudhë që drejtoi Shqipërinë në rreth 1.8 milion euro, duke hyrë edhe në aspektin financiar në historinë e futbollit shqiptarë.

Artikulli paraprakNDALOHET ZUMBA NË IRAN
Artikulli tjetërSYZET OPTIKE, AKSESORI MË “COOL” I MOMENTIT