Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim ministrin e Brendshëm të Kosovës Ekrem Mustafa.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i shtetit i shprehu zyrtarit kosovar mirënjohje për bashkëpunimin si dhe ndihmën e ofruar për tejkalimin e pasojave të tërmetit.

“I lumtur t’i shprehja sot ministrit të Brendshëm të Kosovës, z.Ekrem Mustafa, mirënjohjen për bashkëpunimin dhe ndihmën e qeverisë së Kosovës, për tejkalimin e pasojave të tërmetit.
Shqipëria dhe Kosova çdo herë të parat në krah të njëra-tjetrës.🇦🇱🤝🇽🇰”, shkruan Meta.

Artikulli paraprakAMAZONA BOLIVIANE, DYMBËDHJETË MILION HEKTARË PYJE JANË KTHYER NË HI
Artikulli tjetërHYJNË SOT NË QARKULLIM KARTËMONEDHAT E REJA 200 DHE 5000 LEKËSHE