Shqipëria U-21 është mposhtur 1-0 përballë Spanjës në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit të 21-vjeçarëve.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi bënë rezistencë deri në minutën e 84 kur Rafael Mir Vicente shënoi dhe i dha fitoren iberikëve.

Me fitoren e sotme, Spanja u ngjit në kuotën e 24 pikëve, ndërsa Shqipëria mban vendin e parafundit me 6 pikë në 9 ndeshje.

Përballjen e fundit, kuqezinjtë e luajnë në transfertë ndaj Estonisë në datën 16 tetor.