Mbrëmjen e së hënës Shqipëria ka zhvilluar ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë takim ky që u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena”.

Pritshmëritë e kësaj ndeshjeje ishin të mëdha sa i përket ekipit kuqezi dhe tifozëve të tyre por që në përfundim rezultati nuk do fliste në favorin tonë pasi ndeshja mbyllet 1-0 për miqtë.

Në fakt ky rezultat mund të kishte qenë më i thellë për miqtë, të cilët kanë kontrolluar takimin nga fillimi deri në fund dhe kanë pasur ide më të qartë në sulm. Arsyeja kryesore pse kuqezinjtë janë mundur me një rezultat të ngushtë ka qenë Thomas Strakosha, i cili ka qenë padyshim më i miri në fushën e lojës.

Ndeshja ka filluar mirë për nordikët, të cilët kanë shkuar afër golit pas vetëm tri minutash lojë, por kanë qenë të pafat. Ritmi i ndeshjes është ngadalësuar edhe nga reshjet e rënduara të shiut, që kanë bërë më të vështirë kontrollin e topit dhe daljet me shpejtësi në sulm.

Norvegjezët kanë dominuar pjesën e parë, por rezultati ka mbetur i pa ndryshuar. Edhe pjesa e dytë ka filluar me miqtë që kanë krijuar disa raste të njëpasnjëshme për gol, por mbrojtja jonë dhe pasaktësia e treguar nga lojtarët e Lagerbak ka bërë që rrjeta e portës së Strakoshës të mbetet e paprekur.

Kundërpërgjigja e lojtarvë të Panuçi-t ka ardhur në minutën e 54-t. Xhaka kadërguar topin në zonë nga një goditje këndi, e para për Shqipërinë, dhe i pari që ka mbërritur te sfera ka qenë Sadiku, goditja e të cilit me kokë ka përfunduar pka centimetra sipër traversës. Rosted ka kaluar në avantazh norvegjezët me një goditje me kokë pas zhvillimit të një goditje nga këndi.

Norvegjezi ka dalë fitimtar në dyluftimin me Ajetin dhe ka devijuar sferën aq sa duhej për të nxjerrë jashtë loje Strakoshën dhe për ta dërguar në rrjetë. Në minutat e fundi, Norvegjia ka pasur një rast të pastër për të shënuar golin e dytë,

por ka qenë përsëri Thomas Strakosha ai që i ka mohuar një tjetër gol bardhekuqve, të cilët gjithsesi e kanë mbrojtur deri në fund avantazhin dhe janë larguar me fitore nga Elbasani.