Kombëtarja shqiptare ka humbur me rezultatin 0-1 ndeshjen miqësore përballë Norvegjisë të zhvilluar në stadiumin ‘Elbasan Arena’.

E ndërsa pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, edhe e dyta nisi e vakët, ndërsa miqtë ndëshkuan kuqezinjtë e drejtuar nga Panuçi në minutën e 70 me një gol të shënuar nga Sigurd Rosted.

Pas golit të pësuar Shqipëria tentoi me disa raste për të barazuar rezultatin, por nuk ka arritur deri në fund, pasi miqtë u mbrojtën mjaft mirë deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit. Ndryshe nga herët e tjera në stadium ishte një numër shumë i pakët tifozësh, rreth 5 mijë.

Shkaqet janë disa, duke filluar nga fakti që ishte thjeshtë një miqësore që i shërbente më shumë trajnerit për të shikuar gjendjen e lojtarëve dhe për të testuar të rinjtë, kushtet atmosferike,

por edhe bojkoti i tifozëve kuqezinj që vijon për ndeshjet brenda të kombëtares, për shkak të përplasjes me FSHF-në nisur nga ndeshja me Izraelin edicionin e kaluar.