Misioni Amerikan pranë Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, përshëndeti miratimin e kandidaturës së Shqipërisë, për kryesimin e OSBE-së në vitin 2020.

Në një mesazh në twitter, thuhet se SHBA-të janë gati të mbështesin Shqipërinë në këtë rol vendimtar.

“SHBA përshëndet vendimin e arritur në mbledhjen e OSBE-së, duke miratuar sot kandidaturën e Shqipërisë si Kryetar i OSBE-së në vitin 2020! Ne shpresojmë që të mbështesim Shqipërinë, pasi ajo të marrë këtë rol vendimtar”, thuhet në reagim.

 

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE