Shqipëria ka marrë një humbje ndaj Turqisë. Skuadra kuqezi është thyer 2-0 nga ekipi i Senol Gunesh, që ka triumfuar në “Loro Boriçi” në ndeshjen e tij të parë si trajner i përfaqësueses turke. Në fillim tifozët kuq e zi hapën një banderolë me kalanë e Krujës, simbol i rezistencën shqiptare dhe mbishkrimin si mesazh për turqit “Këtu fitojmë ne”.

Sa i përket sfidës, ka qenë një lojë më e mirë ajo e miqve, që kanë shënuar dy gola me vetëm dy gjuajtje në portë, ndërsa Shqipëria, ndonëse është përpjekur, sidomos në pjesën e parë, nuk ka arritur që të gjejë golin.

Pas dy momenteve mjaft të mira të kuqezinjve me Bekim Balën në minutën e 14-të dhe me Balliun në të 20-ën të cilët nuk i shfrytëzuan siç duhet, Turqia kaloi në avantazh me anë të Burak Jillmaz. Në minutën e 21-të, sulmuesi turk përfiton nga një rreshtim i keq në zonë i lojtarëve kuqezi dhe kalon skuadrën mike në avatazh.

Turqia shënon në momentin e saj të parë të rrezikshëm në e Berishës. Pjesa e parë do të dhurojë një tjetër mundësi për kuqezinjtë të shpërdoruar nga Uzuni, ndërsa ekipet do të shkojnë në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-1.

Pjesa e dytë nis si e para për Shqipërinë, që këmbëngul për të gjetur barazimin, por golin do ta shënojnë turqit, kësaj radhe me anë të Hakan Çalhanoglu, i cili ka realizuar një gol shumë të bukur me të djathtën nga distanca, duke mposhtur Berishën.

Goli i dytë trondit Shqipërinë, e cila nuk reagon më në fushë, ndërsa Panuçi nuk arrin të bëjë asgjë për të ndryshuar lojën e Kombëtares dhe bëhet trajneri i parë kuqezi që i nis me humbje eliminatoret që pas vitit 2000.

Ende pa mbaruar ndeshja tifozët lëshuan ofendime ndaj Panuçit ndërsa nisën të largohen nga stadiumi që në minutën e 80′. Me këtë humbje të parë shpresat e Shqipërisë për të gjetur kualifikimin zvogëlohen ndjeshëm.

Artikulli paraprakPANUÇI PARA SE TË SHKARKOHEJ: JENI NJË SHTET QË BËNI CIRK
Artikulli tjetërSHKODËR, 70 VJETORI I LINDJES I ARQIPESHKËVIT MASSAFRA