Studimi i CESPIC – Qendra Europiane e Shkencës për Paqe, Integrim dhe Bashkëpunim, stukturë e Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, “Shqipëria në Sytë e Botës”, analizon matësit e ndryshëm social ekonomikë, të nxjerrë nga raporte dhe studime të specializuara ndërkombëtare mbi Shqipërinë. Analiza për Shqipërinë vjen edhe në raport krahasimor me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

SUNDIMI I LIGJIT

Sundimi i Ligjit është parimi për të cilin një bashkësi rregullash përcakton qeverisjen e vendit, duke parandaluar që vendimmarrja të merret nga zyrtarë të përvetshëm të qeverisë.

“Indeksi i Sundimit të Ligjit 2017 – 2018” publikohet çdo vit nga “World Justice Project”. Studimi vlerëson jo vetëm aspekte të thejshta teknike, por edhe idikatorët shoqërorë që përbëjnë një konceptualizimin më të gjerë të sundimit të ligjit, si “Të Drejtat Themelore”, “Siguria dhe Rregulli” dhe “Qeverisja e Hapur”. Sipas raportit të këtij viti, Shqipëria renditet e 68-a nga 113 vende të analizuara, me rezultat 0.51, ku 0 (zero) përfaqëson gjendjen më të keqe dhe 1 vlerësimin më të mirë. Shqipëria ka mundur të rritet me katër pozicione, por pa pasur ndryshime në vlërësimin e krahasuar me indeksin e një viti më parë. Nuk ka një krahasim tërësor ndër 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, për shkak të mungesës së Malit të Zi dhe Kosovës në indeks. Për këtë arsye, krahasimi i Shqipërisë është bërë bazuar në të dhënat për vitet 2016 dhe 2017.

Shqipëria është i vetmi vend i kësaj bashkësie (6 vendeve të Ballkanit Perëndimor), që nuk ka shënuar rënie në pikë.

Sa i takon situatës aktuale në vendtin tonë, Bashkimi Europian (bazuar në raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë në 2018), çmoi angazhimin e madh të qeverisë shqiptare për reformën në sistemin e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit dhe vlerësimin e njerëzve të sistemit të drejtësisë, përmes procesit të vetting-ut. Reforma në drejtësi është ende një proces në zhvillim.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 1234PreviousNext
EKONOMIA DHE BIZNESI

Në studimin e kryer nga CESPIC, hidhet dritë mbi klimën e biznesit në Shqipëri. Studimi bazohet në raportin “Doing Business” i vitit 2018, ku meret në shqyrtim mjedisi i të bërit biznes në 190 vende të botës duke vlerësuar indikatorë të caktuar.

Shqipëria pozicionohet në vend të 65, nga vendi i 58 i një viti më parë. Nga 100 pikët maksimale, Shqipëria është vlerësuar me 68.70 pikë. Konsiderohet se ka pasur disa përmirësime në legjislacion.

Në përfundim të analizës studimore, bazuar në raportin “Doing Business”, të Qendrës Europiane të Shkencës për Paqe, Integrim dhe Bashkëpunim, në krahasim me fqinjët, Shqipëria ecën me ritme të më ngadalta në dhënien fund të tranzicionit ekonomik.

PERFUNDIME

“Shqipëria në Sytë e Botës” është një raport që ka për qëllim të jetë një guidë e dobishme në kontekstin shoqëror, politik dhe ekonomik të Shqipërisë.

Nër përfundim, duket se Shqipëria dhe fqinjët e saj përballen me sfida të ndryshme sa i takon zbtimit të ligjit, korrupsionit, lirisë së shtypit dhe tyre civile etj. Kësisoj, disa ç’ekuilibrimet sociale dhe ekonomike vazhdojnë.

Arritjet në sektorë si zbtimi i ligjit, drejtësia, respektimi i lirive dhe të drejtat themelore të qytetarëve, mirëfunksionimi i qeverisë dhe lufta kundër korrupsionit, do të jenë thelbësore për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që përbëjnë kërkesat esenciale për integrim në Bashkimin Europian. Nuk është e rastësishme që Komisioni Europian në dukumentet për politikat e zgjerimit të BE-së, i ka kushtuar analiza të hollësishme këtyre elementeve.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE