Shqipëria ka nisur me një fitore bindëse debutimin në “Ligën e Kombeve”. Kuqezinjtë e Christian Panuccit arritën të fitonin minimalisht 1:0 përballë miqve, me gol të shënuar nga mesfushori i Bazelit, Taulant Xhaka.

Goli erdhi në minutën e 55 të takimit. Taulant Xhaka gjuan fort në brendësi të zonës së rreptësisë dhe e çon topion në rrjetë.

Kuqezinjtë luajtën me Strakoshën në portë, Hysajn, Veselin, Gjimshitin dhe Binakun në mbrojtje, Xhakën, Bashën dhe Memushajn, Hyka dhe Gavazaj jenë më të avancuar në ndihmë Sidrit Gurit i vetëm në vijën e parë të sulmit.

Edhe pse rastet nuk munguan për të dyja ekipet, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.