Shqipëria ka nisur me një fitore bindëse debutimin në “Ligën e Kombeve” në Grupin C. Kuqezinjtë e Christian Panuccit arritën të fitonin minimalisht 1:0 përballë Izraelit,

me një supergol të shënuar nga mesfushori i Bazelit, Taulant Xhaka në minutën e 55 të takimit.

Panucci bëri disa ndryshime në formacion për këtë ndeshje duke i besuar një vend titullari lojtarëve të rinj si Binaku dhe Sidrit Guri, të cilët nga performanca në fushën e blertë nuk zhgënjyen aspak.

Trajneri i Kombëtares, Christian Panuçi, pas fitores me Izraelin tha se ekipi do qëndrojë me këmbë në tokë. Llogaritë e kualifikimit, tha Panucci, do t’i bëjë në Skoci.

Trajneri italian iu referua edhe kritikave në media pas dy humbjeve në miqësore ndaj Kosovës dhe Ukrainës.

Më datë 10 shtator, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve, kësaj radhe në transfertë me Skocinë.