Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi ia doli të marrë pëlqimin e jurisë dhe televotuesve me performancën e saj në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision. Ajo përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Ktheju tokës”, e cila i dedikohet të gjithë emigrantëve, kryesisht atyre që u emigruan pas Luftës së Kosovës.

Mbetet për tu parë se si do shkojë performanca e Jonidës në mbrëmjen e së shtunës, ku do performojë e dyta në rradhë. Faqja zyrtare e Eurovision ka publikuar listën e vendeve të kualifikuara sipas renditjes që do kenë më 18 maj.

Ndërkohë publiku po pret me padurim performancën e Madonnës, e cila do këndojë dy këngë në finalen e madhe.

Vendet e kualifikuara sipas rendit të performancës në finale

1. Malta
2. Shqipëria
3. Republika Ceke
4. Gjermania
5. Rusia
6. Danimarka
7. San Marino
8. Maqedonia e Veriut
9. Suedia
10. Sllovenia
11 Qipro
12. Holanda
13. Greqia
14. Izraeli
15. Norvegjia
16. Mbretëria e Bashkuar
17. Islanda
18. Estonia
19. Bjellorusia
20. Azerbajxhani
21. Franca
22. Italia
23. Serbia
24. Zvicra
25. Australia
26. Spanja