Dërgonin shqiptarë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe me viza false kundrejt pagesave 20-35 mijë euro, goditet grupi kriminal në Tiranë.

Operacioni është finalizuar me prangosjen e 13 personave ndërsa po ashtu janë sekuestruar dhe dy laboratorë që falsifikonin vizat amerikane dhe britanike.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë qenë përgjimet dhe vëzhgimet ambientale ato që kanë zbuluar grupin kriminal.

Kjo është hera e dytë në pak muaj ku pas operacionit “One if By land” goditet një grup trafikimi qeniesh njerëzore drejt SHBA-ve dhe Anglisë.

Hetimet e sotme janë kryesuar nga prokurori Vladimir Mara ndërsa të arrestuarit të mërkurë dhe të enjte do të dalin para gjykatës për tu njohur me arrestet e dhëna në mungesë.

Në mars të këtij viti u zbulua një rrjet i organizuar i falsifikimit të vizave për në SHBA, Kanada dhe Britaninë e Madhe. Në pranga ranë 40 persona, mes tyre edhe pesë efektivë policie.

Grupi dyshohet se ka trafikuar rreth 1000 shtetas shqiptarë, të cilët paguanin deri në 30 mijë dollarë për një vizë kanadeze apo amerikane.

Shumica e emigrantëve kanë udhëtuar me avion drejt këtyre vendeve, ndërsa pagesat kundrejt trafikantëve bëheshin në dy pjesë.

Një pjesë cash në Shqipëri dhe një pjesë me agjencitë e transfertave të parave kur ata mbërrinin në destinacion.

Artikulli paraprak“LAND ROVER” PËRPLASET ME “OPELIN”, PLAGOSET 16 VJEÇARI
Artikulli tjetërGJENDET GOMONIA MES PISHAVE, DYSHOHET SE PËRDOREJ PËR TRAFIK DROGE