Në vitin 2012 në Gjermani nuk ka patur asnjë kërkesë për azil nga qytetarët shqiptarë. Statistikat e publikuara nga Ministria e Brendshme Gjermane tregojnë mungesën e interesit të shqiptarëve për të kërkuar azil 3 vite më parë në Gjermani. Edhe për vitin 2013-të numri i kërkesave për azil nga Shqiptarët ka qenë zero. 

Nga janari 2014 situata ndryshon. Gjatë këtij viti janë 7.865 shqiptarë të cilët kanë kërkuar azil. Por numri i kërkesave do të trefishohej në 7 muajt e parë të vitit 2015-t. Nga janari deri në qershor të këtij viti janë 21.806 shqiptarë që kanë paraqitur kërkesën për të marrë azil politik. Kjo ka bërë që Shqipëria të renditet e treta, pasi Sirisë dhe Kosovës me 13% të kërkesave, nga 4.5% që ishte në vitin 2014 dhe nga 0% për vitet 2012 dhe 2013. Interesi në rritje vetëm në 2 vitet e fundit për azil në Gjermani ka ardhur nga ana e Kosovarëve që ashtu si shqiptarët në 2013- nuk kishin bërë asnjë kërkesë për azil në Gjermani. VETËM NË KORRIK 7633 KANË KËRKUAR AZIL NË GJERMANI. Pavarësisht thirrjeve të autoriteteve gjermane, të Kancelares Angela Merkel dhe te ambasadorit Hellmut Hoffamn, përsëri shqiptarët vazhdojnë të kërkojnë azil. Nga të dhënat e Ministrisë së Brendshme për muajin korrik janë 7633 shqiptarë që kanë kërkuar azil në Gjermani. Për korrikun Shqipëria rezulton e dyta për nga numri i azilkërkuesve, pas atyre të mbërritur nga Siria. Autoritetet gjermane thonë se kërkesa për azil është rritur me 93%. Gjatë muajit shtator në Shqipëri pritet të kthehen rreth 700 shqiptarë që u është refuzuar kërkesa për azil në Gjermani. Policia Gjermane do ti deportoj ata me avion çarter. Sipas autoriteteve gjermane kthimi do të bëhet për të gjithë azilantët shqiptarë të cilët kanë kërkuar azil ekonomik në Gjermani.

Artikulli paraprakVLLAZNIA LARGON EDHE 3 FUTBOLLISTË QË ISHIN NË PROVË
Artikulli tjetërOSHEE, RAPORTON 24 RASTE VJEDHJEJE TË ENERGJISË NË 7 DITË