Shqiptarët kapen me 15 kg kanabis

Dy shqiptarë të moshës 28 dhe 40 vjeçar janë arrestuar nga policia në zonën e Selanikut pasi u kapën me 15 kg marijuanë. Arrestimet janë kryer gjatë ditës së djeshme në qendër të qytetit të Selanikut, ndërsa një pjesë e drogës u gjet në banesën e 40 vjeçarit shqiptar, e destinuar për shitje dhe e ndarë në porcione. Policia greke sqaron se autorët i janë shmangur kontrollit dhe arrestimit. Ata janë dërguar në Prokurorinë e Selanikut.

Artikulli paraprakLU: 2017-TA I SHKËLQYER PËR SHQIPËRINË, GODITET KORRUPSIONI NË NIVELE TË LARTA
Artikulli tjetërGREQI, 13 TONË HASHASH NGA SHQIPËRIA