Kapen 8 kg marijuanë në stacionin e autobusëve në Igumenicë. Droga iu gjet dy shqiptarëve 22 dhe 31-vjeç, të cilët u arrestuan.

Ata u ndaluan para se të hipnin në autobusin e linjës Igumenicë-Athinë.
Lënda narkotike e ndarë në katër pako ishte me peshe 7 kg 990 gram.

Në cilësinë e provës materiale iusekuestruan dhe 2 telefona celularë.
Dy shqiptarët kishin kaluar ilegalisht nga kufiri i gjelbër.