Tre burra me origjinë shqiptare u arrestuan nga policia në Funo di Argelato.

Për disa muaj, policia kishte vënë nën monitorim tre të rinjtë shqiptarë përkatësisht 21, 25 dhe 26 vjeç, me iniciale K.R, L.D., e P.M, pas informacioneve për vjedhje të apartamenteve në zonë.

Tre të rinjtë u arrestuan në bordin e një automjeti tip BMW, ku në të njëjtën kohë kishte ardhur informacioni për vjedhjen e një banese në një fshat aty pranë.

Hajdutët kishin hyrë në katin e parë të ndërtesës përmes një dritareje dhe vodhën një sasi të vogël parash dhe çanta.

Pas kontrolleve, policia ka gjetur sende të shumta me vlerë, si bizhuteri të ndryshme, çanta të shtrenjta, etj.

Hetuesit tani po përpiqen të zbulojnë vjedhjet e tjera të kryera nga shqiptarët