PUNOJNË VULLNETARISHT GJATË NATËS NË REAGIM TË “CAR LLAZARIT” TË SERBËVE .

Banoret shqiptare te veriut te Mitrovices I jane kunderpergjigjur serbeve me ndertimin gjate nates se nje sheshi qe e kane quajtur “Sheshi Adem Jashari”.
Shqiptaret e “Lagjes se Boshnjakeve” kane punuar per tre ore mbas mesnates, duke kryer punime modeste per vendosjen e nje vazoje betoni dhe te nje tabele ku shkruhet “Sheshi Adem Jashari.”
Te rinjte qe moren kete iniciative deklaruan se puna e tyre ka per qellim sensibilizimin e institucioneve vendore qe te nderhyjne menjehere kunder ndertimit te sheshit “Car Llazari” nga serbet ne pjesen veriore te qytetit te ndare te Mitrovices.