Policia financiare italiane e provincës së Casertas ka zbuluar në komunën a San Tammaros një plantacion marijuane.

Në pranga janë vënë kultivuesit e saj, 2 shtetasit shqiptarë me inicialet L.S 28 vjeç e Z.M 25 vjeç, të cilët jetonin në një banesë pranë plantacionit rrethuar nga pemë e bimë të larta.

Për kultivimin e marijuanës dy shqiptarët kishin ndërtuar një sistem ujitës modern.
Në këtë plantacion financa italiane ka sekuestruar 135 bimë kanabis të larta 1 metër e gjysëm, ndërsa në banesën e shqiptarëve janë sekuestruar një sasi tjetër marijuane e gatshme per t’u shitur, një pushkë gjahu e një pistoletë gjuetie e modifikuar.

Sipas financës italiane, marijuana dhe bimët kanabis të sekuestruara kapin vlerën e 250 mijë euro. Dy shqiptarët e arrestuar janë pa leje të rregullt qëndrimi në Itali.