Bandat kriminale që veprojnë në Greqi bëjnë më shumë se 100 milionë euro në vit nga krimi, me trafikimin e drogës dhe të emigrantëve që janë dy aktivitetet kryesore të paligjshme të regjistruara në vend,

tha policia greke në raportin e vitit 2017-të mbi krimin e rëndë dhe të organizuar.

Sipas “Kathimerini”, gjetjet e raportit tregojnë përfshirjen e mafias të huaj në krime të lidhura me pronën, si vjedhjet dhe plaçkitjet e armatosura, ndërsa policia nxjerr në pah aftësinë e kriminelëve të burgosur për të menaxhuar aktivitete të paligjshme nga burgu.

“Ne vërtetuam pjesëmarrjen në veprimtaritë kriminale të njerëzve që janë të burgosur”, vuri në dukje raporti.

Trafikimi i migrantëve vazhdon të jetë aktiviteti më i madh ilegal në vend vitin e kaluar dhe numri i trafikantëve të arrestuar nga policia është rritur në krahasim me vitin 2016-të.

Raporti identifikoi trafikantët kryesisht si shtetas sirianë, grekë, pakistanezë, shqiptarë, bullgarë dhe turq.

Lidhur me trafikimin e drogës, Greqia përshkruhet si vend tranzit për heroinën e prodhuar në Azi dhe shitet në Evropë përmes “Boshtit Ballkano-Jugor”.

Vitin e kaluar, policia regjistroi një rritje të konsiderueshme në konfiskimet e kanabisit të papërpunuar nga Shqipëria, e cila është prodhuesi numër një i hashashit në Evropë.

Në fakt, disa nga sasitë e kanabisit të trafikuara përmes Greqisë përfunduan në Turqi dhe u shkëmbyen me heroinë.

“Është konfirmuar përsëri në 2017-ën se kanabisi nga Shqipëria përdoret për të blerë heroinë nga Turqia. Libia, pas fillimit të krizës politike që po përballet, është bërë një qendër për trafikimin e hashashit në Bashkimin Europian përmes Mesdheut”.

Lidhur me krimin e pronës në vitin 2017-të, policia tha se bandat kriminale greke, gjeorgjiane dhe shqiptare vazhdojnë të luajnë një rol dominues, me një pjesëmarrje të fortë të romëve