Një grup të arrestuarish shqiptarë është përleshur ditën e sotme me disa të burgosur arabë në portën e brendshme të burgut të Avlonas në Greqi.

Mediet greke nuk japin ende detaje mbi shkaqet e këtij sulmi.
Përshkallëzimi i situatës është ndalur pas ndërhyres së shpejtë të rojeve të sigurisë që ndërhynë për ti ndarë.

Duke qenë se rojet nuk mundën t’i ndanin dot forcërisht dy grupet, ata u detyruan të përdornin gaz lotsjellës.

Pas këtij momenti raportohet se përleshja ka ndaluar, por situata mbetet ende e tensionuar.Fatmirësisht nga përleshja nuk pati persona të lënduar.

Kreu i Federatës Greke të punonjësve të burgut, Spyros Karakitsos tha për Protothema.gr se: “Situata në qendrën speciale të paraburgimit të të rinjve në Avlona është jashtëzakonisht e trishtueshme dhe e rrezikshme. Situata nuk duket se është normalizuar.”

Artikulli paraprakMETA: NUK KA ASNJË SHANS TË DAL NGA ZYRA PARA 2022-IT! KAM NJË MISION HISTORIK RAMËS, DY DEKORATA PO PATI DATE PER NEGOCIATAT BASHES E MONIKES ASNJE
Artikulli tjetërMISTERI I RADARËVE, LUFTA PËR TENDERA, DEBATET NGA 2012