STUDIMI: SHQIPTARËT NUK E NDËRROJNË AS FURÇËN E DHËMBËVE
Shqiptarët janë të fundit në Europë sa i përket kujdesit për dhëmbët. Kështu thuhet në një studim të realizuar nga Euromonitor International pak kohe me pare.

Në studim thuhet se edhe pse furça e dhëmbëve duhet ndryshuar njëherë në tre muaj, ka shqiptarë që e ndryshojnë njëherë në tre vjet. Shqiptarët shpenzojnë vetëm 1.5 euro në vit për kujdesin oral, kurse në Perëndim kjo shifër shkon deri në 14.9 euro.Sipas këtij studimi, në Shqipëri konsumohet 75 Mililiet ne vit pastë dhëmbësh, që i korrespondon një paste dhëmbësh në vit, kurse në vende si Italia konsumohet deri në 417 ml/vit. Kështu, për shkak të mungesës së higjienës në Shqipëri një person ka 4 dhëmbë të prishur mesatarisht, kurse në vendet e Bashkimit Europian 1.2 dhëmbë.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”300″ src=”//www.youtube.com/embed/t8lotb2AYMw?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]