Një shqiptar 28-vjeçar është arrestuar pasi ka kërcënuar me thikë arkëtaren e një supermarketi.

Sipas mediave italiane, shqiptari i drejtoi thikën arkëtares së supemarketit dhe mori paratë që ndodheshin në arkë. Gruaja që u kërcënua ka bërtitur e tmerruar dhe një punonjës tjetër i supermarketit ka lajmëruar policinë.

Policia në Kremona të provincës së Lombardisë, ka arrestuar shqiptarin dhe pak më tutje gjetën edhe armën e ftohtë me të cilën u krye vjedhja e rëndë e paratë e grabitura.

Sipas policisë italiane, shqiptari ishte akuzuar më parë për trafik droge. Ai u dërgua në Prokurori që të dalë para autoriteteve gjyqësore lokale.

Artikulli paraprakTOLEROI NË TAKIME TË BURGOSURIT ‘VIP’, PEZULLOHET DREJTORI I BURGUT ‘313’
Artikulli tjetërPROTESTË PARA KOMISARIATIT TË SHKODRËS, KËRKOHET LIRIMI I KREUT TE FRPD ARVIT BUSHATI