Një sasi prej 9 kg e 709 kg kokainë është konfiskuar nga policia turke, ndërsa në pranga ka përfunduar një trafikant shqiptar 48 vjeçar me iniciale N.K.

Arrestimi i shqiptarit u bë në aeroportin “Ata Turk” të Stambollit, ndërsa kishte fluturuar nga qyteti brazilian i Sao Paulo më 2 maj.

Lënda narkotike ishte futur në një valixhe, ndërsa trafikanti u arrestua dhe doli në gjyq duke u njohur me masën e sigurisë.