Një shqiptar është ekzekutuar me plumb në kokë në zonën Kipsela pranë Athinës. Ngjarja është regjistruar në orët e para të së mërkurës (15 gusht)

36 vjeçari u gjet në rrugë dhe ishte qëlluar me një plumb në kokë. Policia po heton mbi rrethanat e ngjarjes dhe autorin.

Viktima u ekzekutua me plumb në kokë sapo kishte parkuar motorin në kryqëzimin e rrugëve Makris dhe Parnithos, në lagjen Kipsela.

Mediat greke e përkufizojnë një vrasje tipike mafioze për larje hesapesh.

Kur u ekzekutua poshtë pallatit, 36-vjeçarin e prisnin në shtëpi gruaja e tij shtatzënë dhe fëmija i mitur. Gruaja e shqiptarit pësoi shok me të mësuar lajmin ndërsa hetuesit morën dëshminë e vëllait dhe familjarëve të viktimës.

Emri i viktimës nuk është bërë i ditur, ndërsa po hetohet për të zbuluar identitetin e autorëve dhe për të zbardhur shkaqet.

Artikulli paraprakNJË KAMPION MË PAK NË F1, LARGIMI TRISHTUES I ALONSOS
Artikulli tjetërE DËNUAR ME 3 VITE, PRANGOSET MASHTRUESJA