Trupi i pajetë i një burri është gjetur në rreth orës 13 të kësaj të marte në binarët e linjës së trenit Roma-Civitavecchia-Pisa, mes stacioneve të Maçarese-s dhe Ladispoli-s.

Siç raportojnë mediat lokale, dyshohet se viktima është shqiptar, rreth 40 vjeç, pa një vendbanim fiks në Itali.

Sipas të njëjtave burime, dyshohet se viktima është përplasur nga treni. Pranë kufomës, u gjetën edhe dy qenë të ndodhur.

Një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.

Artikulli paraprakVLAHUTIN I DORËZON PROGRES-RAPORTIN, META: REFLEKTIM PËR SFIDAT PËRPARA
Artikulli tjetërTONIGHT – 17.04.2018